8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeRama thirrje Vuçiqit: Lejoni të kalojnë kamionët nga Kosova, që janë bllokuar...

Rama thirrje Vuçiqit: Lejoni të kalojnë kamionët nga Kosova, që janë bllokuar në kufirin e Serbisë

Përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama i ka shkruar presidentit serb Aleksandar Vuçiq ne lidhje me bllokimin e kamionëve me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë.

Rama shkruan se linja e gjelbër s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku.

Rama i kërkon Vuçiqit që të ngrejë traun duke dhënë një shembull solidariteti në rajon për të fituar luftën nga coronavirusit.

“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!!

“Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën“, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Edi Rama@ediramaal · 3h

@avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!

Edi Rama@ediramaal

@avucic Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën315:20 PM – Mar 31, 2020Twitter Ads info and privacySee Edi Rama’s other Tweets

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments