Doktori që shtrëngoi dorën e Vladimir Putin gjatë vizitës del pozitiv me koronavirus

209

Kreu i Kommunarka, spitalit infektiv të Moskës, i i cili më herët shtrëngoi dy herë dorën presidentit rus ka rezultuar pozitiv me koroanvirusin e ri.

Denis Protsenko krye-doktori rus i koronavirusit ka marrë sëmundjen një javë pas takimit me presidentin Vladimir Putin.
Dyshja qëndroi gjithë kohës pranë gjatë vizitës së presidentit javën e shkaur në spital, ku Protsenko u takua dhe me zyrtarë të tjerë si zv. kryeministrja Tatiana Golikova.

Në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini pas lajmit për Protsenko, thuhet se Putin po testohet vazhdimisht ndërsa sigurohet rusët se presidenti “është mirë”.

Putin mbante veshje të rënda mbrojtëse kur vizitoi pavionet e Kommunarkas edhe pse kryeinfermierja Ludmila Larionova tha se ishte “e shokuar” nga vendimi i Putin për të hyrë në repartin e koronavirusit ku po trajtohen 350 pacientë.
Protsenko raportohet se po merr trajtim por ka vazhduar punën, njoftonin mediat vendase.Top Chanel