2.8 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeRama: Të pranohet propozimi francez! Bujar Osmani ishte i mrekullueshëm në durimin,...

Rama: Të pranohet propozimi francez! Bujar Osmani ishte i mrekullueshëm në durimin, qëndrueshmërinë dhe kokëfortësinë e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se Maqedonia e Veriut duhet të pranojë propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, me çka do të hapen edhe negociatat e vendit me Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Rama në një intervistë për Kanal5 ka treguar procesin e e negociatave me palën bullgare në Samitin e NATO-s në Madrid, gjegjësisht për negociatat që ka zhvilluar kryediplomati Bujar Osmani.Shikoni, unë kam ndjekur komplet punën e rëndë që është bërë, posaçërisht në Madrid, që të përmbushen shqetësimet e palës maqedonase dhe mund të iu them se presidenti Macron vendosi të gjithë peshën e tij në 48 orë, ditë-natë dhe duke iu falënderuar marrëdhënies së mirë me të, por edhe duke iu falënderuar edhe Bujar Osmanit, i cili ishte i mrekullueshëm në durimin e tij, qëndrueshmërinë, dhe kokëfortësinë, propozimi i ri i cili është final, duhet të kuptoni është final, ka dalë dhe unë fuqishëm besoj se është momenti i duhur dhe është absolutisht ok të pranohet dhe të hapet kjo derë”, deklaroi mes tjerash Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments