11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmePse Edi Rama nuk ka të drejtë të flas në emër të...

Pse Edi Rama nuk ka të drejtë të flas në emër të shqiptarëve të Maqedonisë ? Nuk kemi në Maqedoni Albin Kurti që ia ndaloi të flet në emër të Kosovës .

lajmi interaktiv

Edi Rama kryeministri i rradhës i shtetit shqiptar ,pasi për tre mandate 12 vite nuk u PËRKUJDES për shqiptarët jashtë kufirit,obligim e ka me Kushtetutën e vendit që e udhëheq ,dhe nuk e THA AS EDHE NJË FJALË PËR STATUSIN JURIDIK DHE POLITIK të shqiptarëve autokton në Maqedoni,HIÇ më pak , nuk ka tash , të drejtë të flet për atë se si duhet të sillen shqiptarët në Maqedoni ,sepse atë kuptim ka deklarata dhe është përzierje në pavarsinë e vendosjes poltikëbërëse të popullatës autoktone shqiptare, jo politikëbërësve në Maqedoninë Veriore .O EDI RAMA ,KUSH JE TI QË DHURON TOKA ARBËRORE BULLGARISË ,AHMET ZOGU KOPJE E STILIT MODERN?(Shën Naumi)

1 ) Lidhja e statusit të shtetit shqiptar për në BE , këto dy vite është me RMV ,jo më larg

2 ) PO PSE DERI TASH ,pra deri para dy viteve për 10 vite , nuk e fute në BE shtetin shqiptar ,kur NDARAS ishte SHQIPËRIA nga RMV si shtet në rrugëtimin drejt BE ?

3) Politikëbërsit shqipfolës aktual në Maqedoni që janë në pushtet ,veprimin me kriminalitetin e organizuar e kanë si politikëbërsit e Qeverisë SATE, lexo raportet e DASH-it vit për vit

edhe pse Zotria e quajti

jo vetëm kaq

EDHE EUROPA NUK ISHTE ME EDI RAMËN

As Maqedonia Veriore ku ti përzihesh nuk e ka situatë MASHALLAH ,njësoj e ka situatën në të gjitha fushat ,si QEVERIA TATE

4 ) Pra shqiptarët , jashtë spektrit politik që nuk përkrahin Qeverinë e Maqedonisë Veriore aktuale mbase , me të drejtë vërejtjet e drejtuara nga viti 2002 deri në vitin 2022 aleatëve tu BDI-së dhe spektrit tjetër kukull ,me intervenimet e EDI RAMËS i shohin si ndihmesë -zgjatje jete ,të kllapisë së tyre politike .JO SE JE I MËNÇUR ,por je KRYEMINISTËR ,dhe …na e ka zënë bishtin dera.

5 ) Për ditë e më tepër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ,jashtë spektrit politik ,sytë po i drejtojnë kah ALBIN KURTI si shpresë, në vend të shtetit amë. Albin Kurti i cili po të të lejonte o EDIRAMA luksin e BAJRAKTARIT ti do e kishe futur në kthetrat e OPEN BALLKANIT (Sërbinë brenda dhe ndikimin rus ).Mirëpo shyqyr që Albin Kurti nuk është BYTHËPAMBUK dhe nuk thotë si Ali Ahmeti që përdor alibinë Edi Rama na ka thënë,për ti mbuluar dështimet katastrofale në RMV me qeverisje për 20 vite

6 ) Trojet etnike shqiptare edhe ashtu të coptuara që nga koha e Kongresit të Berlinit , që vazhdoi dhe në kohën e Mbretit ZOG kur dhuroi Shën Naumin, Mbretërisë Jugoslave, ,TASH dhe në këtë KONTEKST thirja e juaj politikëbërësve shqiptarë në Maqedoninë Veriore,për pranimin e propozimit francezo-bullgar ,atë kuptim modern kanë. Po pse BULLGARIA ? HIÇ ASKUSH . Se SËRBIA DHE GREQIA mund të hyjnë këtu në RMV ,këtë GOGOL tregoja Ali Ahmetit ti trembe në thojza elektoratin. NATO është me prezencë fizike këtu brenda në MAQEDONI TË VERIUT, me forca ushtarake mbase simbolike ,shtrirë në Krivollak,por domethënëse, lexo. Në RMV Bullgarë ka vetëm 2.500 (dy mijë e pesëqind) ,ndërsa në shtetin shqiptar ,zyrtarisht ka më shumë pakicë bullgare pse nuk i fut në Kushtetutën shqiptare atëherë ? Shqiptarë autokton në RMV në vitin 2022 sipas regjistrimit zyrtar të popullatës , si popull janë zyrtarisht 29.7 % ,a shkruhemi në Kushtetutën e RMV-së ,popull 20% …pra nuk është përdorur, njësoj termi juridik o bac ?!.Deri në vitet 2035-2050 do jenë mbi 50 %,raport i CIA-s.Vërtetë shqiptarët në Maqedoninë Veriore ikin ,por edhe Maqedonasit (bullgarët ) ato e boshatisin krejt . Kryetari i shtetit në RMV Pendarovski e ka një muhabet dje si bëhesh nga maqedonas bullgar .EDI RAMA kur të kesh kohë shikoe

7 ) Dhe për fund shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për të cilët nuk u përkujdese o Ed Rama ASNJËHERË, se pse shteti në Maqedoni ua ngulfat liritë themelore ku në ato Qeveri bëjnë pjesë SHOKËT E TU Ali Ahmeti & Compani , gjatë tre -pesë mandateve,pse bizneset e vogla nga shteti shqiptar p.sh .prodhimet bujqësore ,kalojnë katrahurat në kufi në hyrje nga shteti ku kryeministér je ti,turli farë pengesa u nxjerin,enkas në këtë kufi jo si psh me kufirin bullgar ose grek të RMV-së,nga inspekcione të ndryshme doganore të shtetit të Maqedonisë,? Shqiptarëve në Maqedoni , nuk ua mundësove …t’ua dëgjosh zërin e tyre veç Ali Ahmetit …dhe nuk të pyetën O EDI RAMA PSE NUK U BËTË NJË SHTET ME KOSOVËN ,PSE INVESTIMET NË SHTETIN SHQIPTAR NUK SHKOJNË NË VIJË VERTIKALE POR VETËM HORIZONTALE,kur e shikon kartën varur në mur ,POSHTË TIRANËS E DERI NË KUFI ME GREQINË ,ndërsa nga Shqipëria e Mesme deri në VERI investimet O ,Pse nuk e përfundove autostradën e Adriatikut nga i Mali ZI deri në TIRANË ku shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë po edhe bullgarët që i do aq shumë do i iknin kalvareve nëpër autostrada të SËRBISË ,pra shteti që e udhëheq ti do kishte vjelur milona euro taksash rruge ,harxhime nëpër pompa benzini,do lulzonte ekonomia e vogël dhe e mesme në VERI ,HAROVA MË FAL nuk do kalonte frekuentimi i udhëtarëve kosovar e shqiptar nga RMV por edhe bullgarë deri atje te kufiri me Greqinë …Pse nuk u thua vëllezërve për nga interesi në Maqedoni të Veriut Ali Ahmetit dhe kompanisë në Rmv ta bëjne rrugën a Arbërit brenda Maqedonisë Veriore…shumëçka kanë për të thënë shqiptarët në Maqedoninë Veriore…telegrami.mk

Mesut Shabani gazetar Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments