18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeRama: Subvencionim 70% nga qeveria për çdo familje që do të aplikojë...

Rama: Subvencionim 70% nga qeveria për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore

Kryeministri Edi Rama thotë se ky është programi i ri i qeverisë që do të subvencionojë 70% të financimit.


Panelet diellore për ngrohjen e ujit për abonentët familjarë do të ndikojnë pozitivisht në uljen e konsumit të energjisë elektrike.

“Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kriteret për Aplikim për subjektet e tregtimit:

2) Të vërtetojë se nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore.

3) Të jetë furnitor i dorës së parë ose distributor.

4) Dokumente që vërtetojnë se produkti plotëson standartet Europiane dhe çertifikimin CEN Solar Keymark që garanton cilësi të lartë të produktit, siguri në përdorim, jetëgjatësi dhe rendiment të lartë si dhe karakteristikat teknike të mëposhtme:

Karakteristikat teknike të depozitës së ujit.

§ Depozite uji material çelik-inoks – INOX 316L HiMo.

§ Termoizolimi i depozitës së ujit (polyurethane 70mm, 35-40Kg/m3).about:blank

 I gjithë sistemi të jetë me rezistence të lartë ndaj ndryshkjes.

§ Sistemi të jetë i përshtatshëm si për montim në çati ose tarracë.

§ Depozita e ujit te kete kapacitet 200 litra.

Karakteristikat teknike të pasqyrave:

§ Kornizë alumini të anodizuar.

§ Sipërfaqja e pasqyrës me veshje blu e bërë nga fletë alumini 0.5mm të trasha, të salduara me teknologji lazer.

§ Tubat e brëndshëm të jenë tërësisht prej bakri.

 I gjithë sistemi të jetë me rezistence të lartë ndaj ndryshkjes.

§ Sistemi të jetë i përshtatshëm si për montim në çati ose tarracë.

§ Depozita e ujit te kete kapacitet 200 litra.

Karakteristikat teknike të pasqyrave:

§ Kornizë alumini të anodizuar.

§ Sipërfaqja e pasqyrës me veshje blu e bërë nga fletë alumini 0.5mm të trasha, të salduara me teknologji lazer.

§ Tubat e brëndshëm të jenë tërësisht prej bakri.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur programin për subvencionimin me 70% të shumës, për çdo familje që do të aplikojë për një panel diellor për ngrohjen e ujit.

Deri në datën 18 tetor, bizneset që shesin dhe instalojnë panele do të kenë mundësi të aplikojnë për të ofruar shërbimin për familjarët që do të përfitojnë nga mbështetja.

Më pas, një komision i posaçëm i ngritur nga agjencia për efiçencën e energjisë do të vlerësojë aplikimet. Brenda datës 30 tetor, do të shpallet publikisht lista e subjekteve tregtare që plotësojnë kriteret.

Pas kësaj faze, në datën 1 nëntor nis aplikimi nga familjarët. Ata që do të kualifikohen për t’u subvencionuar nga qeveria, do të duhet të përzgjedhin një nga bizneset e listuara nga agjencia për efiçencën e energjisë për të instaluar panelin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments