Rama para Kurtit: S’jam vëllai i madh, por “Open Ballkan” është rruga e duhur për Kosovën

52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha pra kryeministrit Albin Kurti se nuk pretendon të bëhet vallai i madh për Kosovë, mirëpo “Open Ballkan” është rruga më e mirë për shtetin kosovar, raporton Ekonomia Online.

Ai këtë e tha pasi u pyet për deklaratën e tij të dhënë në sa i përket “Open Ballkan”, kur javë më parë deklaroi se Kosova po bënë teori konspirative.

“Tani jam edhe më i bindur sesa që isha se Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht se kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por është e rëndësishme se kjo është mosdakordësi në politikë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga kjo. Themeli i dakordsisë tonë është i një natyre tjetër jo politike por kombëtare dhe vëllazërore”, tha Rama.

“Unë nuk pretendoj që jam vëllai i madh këtu, unë jam i bindur sot, që ‘Ballkani i Hapur’ është i vetmi drejtim strategjik që mos të ngecet në mënyrë ciklike, unë e kuptoj shumë mirë se Kosova e ka të nxehtë plagën , por forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje sepse Kosova e ka njoftuar luftën, lufta ka mbaruar, kështu që me vëllai të lidh gjaku, me fqinjin të lidh fakti se e ke aty”.

E, Rama thekson se do të vijë dita e njohjes së Kosovës nga Serbia si dhe kërkesa e faljes për krimet e kryera.

“Dita ne një Evropë të bashkuar do të vije, është e pashmangshme edhe dita kur Serbia do ta njoh Kosovën dhe kërkesa e faljes për krimet e paharrueshme do vije”.

Rama ka thënë se nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për situatën e krijuar në veri.

“Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vuçiq, apo si shumë herë miqtë e mi nga Kosova në rrjetet sociale thonë me vëllanë tim Vuçiq, nuk ka për çfarë të biseduar pasi që kushtet janë që e drejta është me Kosovën ne jemi në krahë të Kosovës”.

Madje ai e ka quajtur teatër të rrezikshëm, shkuarjen e ambasadorit rus në veri të vendit.