Rama: Metën do e përjashtojmë me parlamentin aktual tani( video pas 1 ore e 27 min )

60

Kryeministri Edi Rama duket se nuk do humbë kohë për të lënë jashtë presidencës Ilir Metën. Ai parlalajmëroi gjatë intervistës në emisionin “Opinion” se parlamenti aktual do nisë procedurën për shkarkimin e Presidentit.

Sipas Ramës, Presidenti është jashtë çdo konfiguracioni dhe parlamenti do formalizojë dënimin që i dha populli.

Kjo sepse sipas Kryeministrit, më 25 prill Meta kërkoi një referendum kundër qeverisë por që populliu i provoi të kundërtën duke i dhënë shumicën sërish Partisë Socialiste.“Ilir Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me atë do merret Parlamenti i Shqipërisë, sepse Metën populli e dënoi dhe parlamenti do formalizoi dënimin. Është i dënuar nga populli shqiptar. Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe meta është dënuar nga populli në mënyrën më spektakolare. Kërkoi një referendum… PD nuk është ndëshkuar në këto zgjedhje të jemi realist, unë e lexoj votën e PD si një votë që i është dhënë dhe ka bërë një sforco. PD ka arritur maksimumin që mund të arrinte. E kam thënë e më parë që PD do të rrite e LSI do të bjerë. Nëse nuk do të ishte Lulzim Basha, do të ishte një rezultat afirmativ sipas meje.”-tha Rama.