3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeRama i lutet publikisht Bullgarisë të heqë veton për Maqedoninë e Veriut:...

Rama i lutet publikisht Bullgarisë të heqë veton për Maqedoninë e Veriut: Na lini të flasim me BE

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot shfrytëzoi praninë e kryeministrit bullgar në forumin për të ardhmen e Europës që po mbahet në Slloveni për t’i kërkuar publikisht heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve me BE.

Apelin e shoqëroi me një lutje, që si Maqedonia dhe Shqipëria të kenë mundësi ta hedhin këtë hap dhe pastaj të vazhdojnë sërish me pengesat, shkruan oranews.

“Nëse do të çoheshin etërit themelues dhe do të ndiqnin këtë diskutim për të ardhmen e Europës mendoj se do të mendonin më mirë të ishin vdekur sesa gjallë. Nuk kam provë por po kthehen përmbys në varr. Çfarë e ardhme e Europës, për çfarë po debatojmë? Si puna e priftit në Kostandinopojë, kur po shembeshin muret e diskutonin seksin e engjëjve. Më falni që po tregohem kaq ballkanik. Por kjo është gjëja shumë e mirë e të qënit europian nga Ballkani se nuk e humbet asnjëherë ndjenjën e humorit dhe brenda tragjedisë. Të paktën këtu në Slloveni ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë në diskutime për të ardhmen e Europës për kaq gjatë. Ju lutemi mos përmendni më aktorët e tretë, faktorët e tretë sepse është shumë qesharake. Nga njëra anë na thuhet “na doni, mirë”, nuk na thonë që ju duam dhe ne.”, tha Rama.

Ai i kërkoi presidentit të Bullgarisë të bëhen ballkanas.

“Na thoni që jeni të rëndësishëm për ne, ne një ditë do të martohemi me ju, por deri atëherë as nuk flasim dot bashkë por as mund t’u flisni të tjerëve. Natyrisht kjo kërkon të sprovojë dhe testojë besnikërinë tonë por nuk funksionon kështu. Askush nuk po vjen në vete, ne nuk po flasim të bëhemi anëtarë. Kur ne të bëhemi anëtarë, Macron që është më i riu, do të jetë duke shkruar kujtimet. Po flasim për çeljen e bisedimeve të anërtarësimit, bisedimet, vetëm bisedime. I kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutemi, ju bullgarët mos jini tipik të BE, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, hapni rrugën, çfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta dhe pastaj ju mund të bëheni ballkanik dhe të dilni të bëni pengesa dhe të bllokoni.”, shtoi tutje Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments