18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaSportRama i jep Sylvinho’s ‘Shqiponjën e Artë’ në Samitin e Diasporës: Shqiptar...

Rama i jep Sylvinho’s ‘Shqiponjën e Artë’ në Samitin e Diasporës: Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno në Samitin e Disaporës në Tiranë. Ndërsa trajneri po ngjitej në skenë, Rama nuk i ka kursyer batutat, duke u shprehur se shqiponjën e ka për një shqiptar në lindje e sipër. 


“Duhet të ndërroj regjistër për të kaluar te kjo shqiponjë. Nuk e kam as për një shqiptar as për një arbëresh. Shqiptar mund të lindësh shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e kombëtares tonë Sylvinho”, tha Rama.“Mirëmbrëma. Shumë faleminderit. Faleminderit të gjithëve”, tha Sylvinho.

Dua të falenderoj të gjithë skuadrën e Kombëtares, janë të fortë, sigurisht edhe stafin e Federatës. Faleminderit të gjithëve, faleminderit të gjithë skuadrës pasi pa ato nuk do të isha në këtë mbrëmje që për mua është një nder i madh”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments