9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRama flet për Berishën, Belerin, tensionet në Kuvend dhe rastin e ish-ministrit...

Rama flet për Berishën, Belerin, tensionet në Kuvend dhe rastin e ish-ministrit Beqaj

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama ka folur për një numër zhvillimesh në vend.

Rama komentoi vendimin e Gjykatës së Posaçme që vendosi të pranojë kërkesën e SPAK-ut, për vendosjen e Sali Berishës në masën e arrestit shtëpiak për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

“Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilës do parti, kurrë! Kjo është në parim. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake, që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë ose tjetër. Kështu, që nuk e shoh absolutisht si fitore të PS apo dhe si një fitore të Erionit dhe Taulanti, të cilët kanë bërë me këmbëngulje që kanë bërë detyrën e tyre, siç e kanë parë të arsyeshme. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën, për ta parë si fitore”, theksoi shefi i qeverisë.

ipas kreut të qeverisë, pa u hetuar vrasjet e 21 janarit nuk do ketë drejtësi në Shqipëri.

“Nuk do ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari. Këtë di të them unë, pa u gjykuar 21 janari, drejtësia do jetë e gjymtuar moralisht dhe patjetër edhe e pamjaftueshme sa i përket fuqisë së saj. 21 janari dhe gjykimi i 21 janarit do vendosë një gur të palëvizshëm deri ku mund të shkojë ushtrimi i forcës represive të shtetit, si rezultat i abuzimit me të nga persona të veshur me pushtet. Për rastin konkret nuk kam asnjë koment”, shtoi Rama.

Për këtë ngjarje, ku pësuan qytetarët e pafajshëm, Rama e bëri përgjegjës edhe Lulzim Bashën.

Sa i përket 21 janarit, e përsëris pa u gjykuar 21 janari dhe dënuar fajtorët e vërtetë, drejtësia në Shqipëri do të jetë e gjymtuar moralisht dhe pa fuqinë që duhet të ketë një sistem i drejtë drejtësie. Pastaj, nën pyetjen lidhur me Bashën nuk e kuptova. Ka qenë ministër i Brendshëm, është pjesë e zinxhirit komandues por unë nuk bëj as prokurorin dhe as gjykatësin, thjesht them atë që kemi thënë që ditën e parë, prej tanimë në mos gabohem prej 12 vitesh, që 21 Janari është krim shtetëror. Dhe vendimi i gjykatës së Strasburgut është I qartë dhe është vendosur e zeza mbi të bardhë nga dora e gjykatësve me reputacion në BE fiks gjërat që me fjalë të tjera I kemi thënë dhe stër përsëritur. Aty ka një zinxhir krimesh, jo vetëm vrasja. Dhe janë të përcaktuara në vendimin e gjykatës së Strasburgut, kështu që nëse drejtësia e re nuk merr përsipër 21 janarin, të tjerat do të jenë si kafet e Nexhmie Hoxhën.”, tha Rama.

I pyetur nga mediat për mundësinë e vendosjes së një komisari në krye të bashkisë së Himarës, tha se për këtë do të duhet të presim derisa gjykata të japë një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin, i cili u arrestua për shitblerje votash pak ditë para se të mbaheshin zgjedhjet e 14 Majit.

I pyetur nga mediat për mundësinë e vendosjes së një komisari në krye të bashkisë së Himarës, tha se për këtë do të duhet të presim derisa gjykata të japë një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin, i cili u arrestua për shitblerje votash pak ditë para se të mbaheshin zgjedhjet e 14 Majit.

“Sa i përket konferencës ndërqeveritare, ne jemi në proces dhe është çështje e formalizimit të një date për mbledhjen. Nga ana tjetër, ka një proces që njihet dhe lidhet me një çështje për të cilin kam folur dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Gjykata ka dhënë një vendim ka konfirmuar atë që kemi thënë që në ditën një, që ne nuk kemi pasur asnjë kompetencë që të mundësojmë betimin si kryebashkiak i njeriut të kapur në flagrancë dhe të akuzuar për blerje votash. Por, vendimi është i gjykatës i shkallës së parë duhet të presim vendimin e formës së prerë dhe pastaj do të shikojmë se si do të operojmë në kuptimin e atij vendimi. Sepse është hera e parë, nuk ka një precedent dhe natyrisht që qeveria ka sipas ligjit, atributin për të vendosur një komisar në krye të një bashkie por në ligj nuk është i përcaktuar ky rast dhe do të na duhet të lexojmë vendimin e formës së prerë dhe më pas të veprojmë mbi bazën e këtij koncepti ose se si do të na orientojë vendimi i formës së prerë. Mua nuk më emocionojnë fare datat e konferencave dhe proceset formale burokratike në procesin e integrimit sepse thelbi është se çfarë bëjmë ne. Arsyeja pse ne arritëm të shkëlqejmë në atë proces, është se ishim shumë të përgatitur. Dhe gjithë ekipi dinte se çfarë duhet të bënte. Momentin kur do të fillojmë formalisht me grupkapitullin, do të jemi shumë përpara sepse duhet të jemi gati “, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe qëndrimin e opozitës gjatë javëve të fundit në Kuvend, duke thënë se është në konfuzion total.

“Pala tjetër që është në konfuzion total dhe në një betejë të verbër kundër drejtësisë. Në rast se palës tjetër do t’i hapen sytë, atëherë mund të presim për një hapësirë për komunikim normal. Kur them pala tjetër, aty është në federatë palësh që ndahet e bashkohet, ndahet e bashkohet dhe është pjesë e konfuzionit. Për mua nuk ka asnjë surprizë, është një proces shpërbërjeje që nuk kthehet pas duke bërë ngjitje artificiale copash, të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që përbëjnë ato copa. Nuk ka asnjë vizion, asnjë qëllim afat mesëm, asnjë lloj lidershipi, është një shpartallim që do të vazhdojë sipas meje”.

Në pyetjen për Ilir Beqjan, i cili është marrë nën hetim për koncesionin e sterilizimit, ai theksoi se në momentin kur është vënë nën akuzë, Beqja ka ikur nga detyra duke theksuar se ky është një standard i PS-së që nuk bëhet mburojë e askujt nëse është i përfshirë në paligjshmëri.

“Ilir Beqja në sekondën që u vu në një akuzë, iku nga detyra, që të jemi të qartë. U hap menjëherë procesi për zëvendësimin dhe nuk është kryenegociator, ishte koordinator i ndihmës në një institucion, që për ta bërë të qartë për publikun nuk menaxhon fonde të BE, të asnjë donatori, por është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja, të cilat nuk kalojnë fare nga kjo zyrë, por kalojnë të entitete që i disponojnë dhe kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatjen e fondesh të BE, është një gënjeshtër, sepse zyra nuk merr fonde dhe nuk i kalojnë fonde nga asnjë institucion që financon në bazë të marrëveshjeve bilaterle mes dy shtetesh”, tha Rama.

/Shqip.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments