11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeRadhë të gjata për vauçer për inverterë/ Vetëm dje kanë aplikuar 500...

Radhë të gjata për vauçer për inverterë/ Vetëm dje kanë aplikuar 500 qytetarë

“Këtu tek Ministria e Ekonomisë shihen qytetarë të cilët presin radhë të gjata për aplikimin për vauçerë për inverterë.”

Edhe pse po presin, nuk janë të sigurt nëse do të fitojnë vauçer, mirëpo shprehen se do ta provojnë fatin.

“Më është prishur inverteri dhe tani dëgjova që prej sot më duket, më tregoi miku dhe thash prit po pres t’i dorëzoj dokumentet nëse mundet… janë me te ulëtat për të paguar 21 mijë, nëse të paguajnë 21 mijë nuk ke të drejtë, deri në 20 mije një ke të drejtë, por siç e shoh këtë radhë këtu nuk besoj a do ja dalin.”

Njëri na tha se kishte një orë që po priste për aplikimin.

“-Një orë, të paraqesim kërkesë për inverterë.
-Me çfarë ngroheni në shtëpi?
-Me rrymë.
-A mendoni se rryma është shtrenjtë.
-Po shtrenjtë është, por tani patjetër duhet të jemi të kujdesshëm në llogaritë, na duhet klimë të na i zvogëlojë llogaritë pak, nëse marrim, shpresojmë që do të marrim.”

Nga Ministria e Ekonomisë për TV21 thanë se numri i aplikuesve është i madh. Vetëm dje janë bërë 500 aplikime.

“Numri është më i lartë nëse merren parasysh aplikimet e dërguara me postë nga qytetarët e qyteteve të tjera. Qytetarët do të mund të aplikojnë drejtpërdrejt duke e çuar aplikacionin në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose duke e dërguar aplikacionin me postë. Afati i fundit i aplikimit për Programin e Promovimit të Efiçiencës së Energjisë është data 12.02.2024, dhe Afati i fundit për aplikim për Programin për Konsumatorët e Vulnerabël të Energjisë është 15.02.2024.”- deklaroi Ministria e Ekonomisë.

Përndryshe ministri Kreshnik Bekteshi para dy ditëve njoftoi se kushtet për marrjen e vauçerit janë që në 3 vitet e fundit të mos kenë përdorur mjete nga asnjë burim tjetër si kompensim për pajisjet ngrohëse, të mos ketë lidhje të ngrohjes qendrore urbane në ndërtesën e banimit ku do të instalohet pajisja, e cila duhet të jetë blerë në vitin 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments