17.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeQyteti Shkupit nuk funksionon si komunat me shumicë shqiptare,ndan subvencione 3.000 denarë...

Qyteti Shkupit nuk funksionon si komunat me shumicë shqiptare,ndan subvencione 3.000 denarë për biçikleta dhe 7.000 për trotineta elektrik

Maqedonia nuk funksionon njësoj ,komunat me shumicë shqiptare nuk e kane luksin të ndajnë subvencione për shkak funkksionimit me borxhe të komunave ose xhirrollogarive bankare.Këtë muaj, Qyteti i Shkupit sikur edhe viteve tjera do të shpall konkurs për dhënien e subvencioneve për biçikleta dhe trotinet elektrik. Këtë vit, thirrja është vonuar për shkak epidemisë KOVID-19 , por Qyteti thotë që të gjithë qytetarët që kanë blerë një biçikletë ose një skuter që nga 1 janari 2020, tani do të jenë në gjendje të aplikojnë për subvencionim. Vitet e fundit, qytetarët që kanë blerë një biçikletë ose një skuter që nga dita kur shpallej thirrja mund të aplikonin.

Njoftimi do të publikohet pas seancës së Këshillit të qytetit të Shkupit në fund të majit, në të cilën do të votohet ky program.

“Fondet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në shumë prej 50 përqind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3,000 denarë për person, dhe 30 përqind të vlerës së trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7,000 denarë për person, përfshirë taksën e të ardhurave personale”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020, për këtë qëllim janë parashikuar 10 milion denarë, nga të cilat 8.5 milion denarë do të destinohen për biçikleta, dhe 1.5 milion denarë për skuterat elektrikë. Sipas fondeve të planifikuara, do të sigurohen subvencione për rreth 2.800 biçikleta dhe rreth 215 skuter elektrik.

Thirrja do të jetë e hapur deri sa të shpenzohen fondet, dhe do të zbatohen në bazë të shërbimit të ardhurit i pari

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments