7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeQytetari nga Tetova protestoi i vetëm kundër Francës

Qytetari nga Tetova protestoi i vetëm kundër Francës

Arsim Idrizi, imami i fshatit Lisec te Tetovës, Maqedonia e Veriut, sot protestoi i vetëm në qendër të qytetit kundër ngjarjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit në Francë.

Tetovari 27 vjeçar i diplomuar në Turqi në Universitetin “29 Maji” drejtimi teologji, shihet duke protestuar duke mbajtur në duar pankartën me mbishkrimin “ Unë e di se nuk mund ta shuaj zjarrin. Por ti tregoj Atij se jam me Të!- Milingona.”

Në pankartën që mbante në duar gjithashtu kishte mbishkrimin edhe në gjuhën franceze ku shkruante “Aroma e këmbeve të Pejgamberit a.s është më me vlerë se të gjitha aromat e parfumeve të Francës.”

Po ashtu Idrizi u shpreh: ‘Nganjëherë një qiri është i mjaftueshëm për të ndezur të gjithë qirinjtë. Unë dua te jem ai qiri, por për fat të keq në Maqedoni nuk ka shumë përpjekje për të kundërshtuar këtë fenomen, përveç në mediat sociale’, përfundon ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments