3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria solli 7 vendime për lirimin e masave anti-Covid: Lejohen dasmat, hiqen...

Qeveria solli 7 vendime për lirimin e masave anti-Covid: Lejohen dasmat, hiqen maskat, ora policore vazhdon deri më 15 qershor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për vendimet që janë marrë sot, në kuadër të seancës 75-të për lehtësimin e masave anti-Covid.

Duke filluar nga sot, 1 qershori, janë miratuar ndryshimet siç vijon më poshtë.

  • Shfuqizohet mbajtja e maskës në të hapur dhe rekomandohet të mbahet kur njerëzit janë në grup më të madh. Mbetet detyrim mbajtja e maskës në transportin publik, taksi dhe në të gjitha ambientet e mbyllura.
  • Lejohet prania e publikut në ngjarje sportive të cilat mbahen në të hapur deri në 30% të kapacitetit të vizitorëve.
  • Shfuqizohet ndalesa për grupim në hapësirën publike.
  • Lejohet mbajtja e dasmave, ceremonive në ambiente të hapura (veranda) maksimum 100 veta, por jo më shumë se 50% e kapacitetit hapësirës dhe maksimum 6 persona në një tavolinë.
  • Rritet numri i personave në një tavolinë në objektet hotelerike, nga 4 persona në 6 duke siguruar distancën mes personave.
  • Rekomandohet shfuqizimi i masës për punë në ndërrimet dhe nga distanca.
  • Vazhdon të vlejë ndalesa e lëvizjes prej 00:00 deri në 04:00 deri më 15.06.2021
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments