11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMediat turke: Arrestohet bashkëpunëtori i Sedat Peker nga Maqedonia

Mediat turke: Arrestohet bashkëpunëtori i Sedat Peker nga Maqedonia

Mediat turke raportojnë se shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Boban Tomovski është arrestuar në aeroportin “Sabiha Gikçen” në Stamboll. Tomovski është arrestuar gjatë tentimit për të udhëtuar për në Egjipt. Sipas mediumeve turke, Tomovski aktualisht jeton në Gjermani, ndërsa njihet si  bashkëpunues i narko-bosit Sedat Peker.  Raportohet se ekstradimi i Tomovskit  në Maqedoninë e Veriut pritet të ndodh gjatë fundjavës.

Emri i Sedat Pekerit në opinion doli së bashku me aferën me pasaportat e falsifikuara në Maqedoninë e Veriut. Kundër Pekerit, i cili në Turqi konsiderohet si kryesues i një grupi kriminel, ka procedura penale.

Në shtëpinë e tij në Stamboll para disa muajve, policia kishte kryer bastisje. Dhe derisa Interpoli e kërkon Pekerin për lidhje me kriminelë ndërkombëtarë, në vendin tonë po tashmë një pjesë e pjesëtarëve të sektorit të pasaportave pranë Ministrisë së Brendshme tashmë janë dënuar. Të njëjtit kanë pranuar fajin për lëshimin e 214 pasaportave të falsifikuara.

https://alsat.mk/mediat-turke-arrestohet-bashkepunetori-i-sedat-peker-nga-maqedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments