Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për vendimet që janë marrë sot, në kuadër të seancës 75-të për lehtësimin e masave anti-Covid.
Duke filluar nga sot, 1 qershori, janë miratuar ndryshimet siç vijon më poshtë.
- Shfuqizohet mbajtja e maskës në të hapur dhe rekomandohet të mbahet kur njerëzit janë në grup më të madh. Mbetet detyrim mbajtja e maskës në transportin publik, taksi dhe në të gjitha ambientet e mbyllura.
- Lejohet prania e publikut në ngjarje sportive të cilat mbahen në të hapur deri në 30% të kapacitetit të vizitorëve.
- Shfuqizohet ndalesa për grupim në hapësirën publike.
- Lejohet mbajtja e dasmave, ceremonive në ambiente të hapura (veranda) maksimum 100 veta, por jo më shumë se 50% e kapacitetit hapësirës dhe maksimum 6 persona në një tavolinë.
- Rritet numri i personave në një tavolinë në objektet hotelerike, nga 4 persona në 6 duke siguruar distancën mes personave.
- Rekomandohet shfuqizimi i masës për punë në ndërrimet dhe nga distanca.
- Vazhdon të vlejë ndalesa e lëvizjes prej 00:00 deri në 04:00 deri më 15.06.2021