20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeQeveria rrezikon rreth 160 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e marrëveshjes me...

Qeveria rrezikon rreth 160 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e marrëveshjes me “Austria Casino”

Shteti mund të obligohet me rreth 160 milion euro dëmshpërblim nga arbitrazhi si pasojë e prishjes së marrëveshjes në mënyrë të njëanshme me “Austria Casino”, shkruan Alsat.

Ligji i ri për Lojërat e Fatit dhe vendimi i Qeverisë për themelimin e Bordit drejtues të shoqërisë aksionare për rregullimin e lojërave të fatit i jep të drejtën eksplicite Lotarisë Shtetërorë të Maqedonisë për të rregulluar dhe organizuar lojërat e fatit online, gjë që bie ndesh më marrëveshjen që lotaria shtetërore ka pasur me “Austria Casino”.

Alsat ka arritur të mësojë se qortimi i autoriteteve austriake është ngritur në nivelet më të larta, ndërsa zyrtarisht nuk ka një nismë për arbitrazh. Ambasada Austriake sot nuk kishte një qëndrim nëse shteti të cilin e përfaqësojnë në Shkup planifikon zgjidhjen e kontestit përmes arbitrazhit.

Qeveria në qershor vendosi themelimin e bordit drejtues, ndërsa më 11 shtator Lotaria Shtetërore e Maqedonisë publikoi thirrjen rreth ofertave për lidhjen e marrëveshjeve për themelimin e tri shoqërive aksionare për rregullimin e lojërave të fatit (online).

Me këtë thirrje pretendohet kontrolli, rregullimi dhe zhvillimi i lojërave të fatit në mënyrë elektronike derisa nuk janë përcaktuar mekanizmat ligjor për parandalimin e keqpërdorimit të tyre dhe qasjen e personave nën moshën 18 vjeçare. Lëvizja Demokratike ka reaguar duke akuzuar Qeverinë se po keqpërdor Lojërat e Fatit për përfitime personale.

“Shteti dhe BDI në vend që të reduktojnë lojërat e fatit, ato po e bëjnë krejtësisht të kundërtën. Me vendimet e reja nuk do të ketë më kufizime, fëmijët 15 vjeç do të jenë viktima të lojërave të fatit online në internet. Biznesi i lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut ka emër dhe mbiemër. Kjo do të kuptohet se shpejti”, thonë nga Lëvizja Demokratike.

Zgjidhja e re ligjore ndonëse se u promovua si mekanizëm për largimin e objekteve të kazinove nga shkollat dhe institucionet fetare, në mënyrë plotësuese ajo ndihmon në zgjerimin e kësaj industrie dhe qasjen e pakontrolluar nga moshat e përcaktuara më kriter ligjor. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments