19.2 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaEkonomiAgjencia e ushqimit në RMV , me konfirmimin e specave të ndaluar...

Agjencia e ushqimit në RMV , me konfirmimin e specave të ndaluar në Kroaci: Nëse dërgesa kthehet, ajo do të shkatërrohet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet aplikacionit “RASFF Window” të Sistemit të Alertimit të Bashkimit Evropian për Ushqime të Pasigurta (RASFF) ka marr njoftim për prodhim të pa sigurt nga kategoria fruta dhe perime të eksportuara nga vendi ynë – speca të freskët të destinuar për tregun në Kroaci, njofton agjencia.

Ato sqarojnë se gjatë kontrollit kufitar mostra e marrë për analizën laboratorike ka treguar për praninë e mbetjeve të pesticideve.

Kur kanë marr rezultatet ka treguar se ka mbetje nga pesticidet formatonte dhe një vlerë që përbën një rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

“Nga ana e autoriteteve kroate është e ndaluar importimi i produkteve në fjalë.Nëse dërgesa me produktet e pasigurta kthehet në vend, AUV do të lëshojë urdhër për asgjësimin e padëmshëm të saj, i cili do të kryhet nën mbikëqyrjen e shërbimeve inspektuese të Agjencisë”, thuhet në njoftimin e AUV -së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments