19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria publikoi një listë të zezë me 15 shtetas të Maqedonisë që...

Qeveria publikoi një listë të zezë me 15 shtetas të Maqedonisë që luftuan për ISIS dhe IS në Irak dhe Siri

Qeveria mban një “listë të zezë” me emrat e luftëtarëve nga Maqedonia që kanë shkuar për të luftuar në Siri, për organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS/ISIS), dhe në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare ka publikuar emrat e 15 luftëtarë ndaj të cilëve janë shqiptuar kallëzime financiare në pajtim me Ligjin për masa kufizuese.

Bëhet fjalë për persona që nuk ndodhen në vend dhe tashmë ndaj tyre ka pasur hetime dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare dhe në faqen e Autoritetit të Inteligjencës Financiare.( веб-страницата на Управата за финансиско разунавање) Ata dënohen financiarisht me vendim të qeverisë për pjesëmarrje në luftën në Siri që po vazhdon prej 11 vitesh dhe për sigurimin e parave për të tjerët për të marrë pjesë në luftë si pjesë e ISIS. Ky vendim është marrë më 13 shtator me firmën e zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

15 shtetasit e Maqedonisë, emrat e të cilëve u publikuan me vendim të qeverisë nga ky muaj, janë të rinj, kryesisht të moshës rreth 30 vjeç, me origjinë nga Shkupi, Gostivari, Kumanova dhe Struga. Ata u larguan nga Maqedonia në 2014 dhe 2015, duke iu bashkuar ISIS-it, për të luftuar në luftën civile në Siri. Disa prej tyre ndiqen edhe penalisht. Përllogaritjet e qeverisë janë se 156 persona janë larguar nga vendi në fusha beteje të huaja dhe 83 janë kthyer në vend.

Vendimi është marrë më 13 shtator me firmën e zv.kryeministrit Artan Grubi dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe në faqen e Autoritetit të Inteligjencës Financiare.

linku

https://ufr.gov.mk/wp-content/uploads/2020/05/%D0%A0%D0%B5%D1%81%D1%82%D1%80%D0%B8%D0%BA%D1%82%D0%B8%D0%B2%D0%BD%D0%B8-%D0%BC%D0%B5%D1%80%D0%BA%D0%B8-%D0%B4%D0%BE%D0%BC%D0%B0%D1%88%D0%BD%D0%B8-%D0%BB%D0%B8%D1%86%D0%B0.pdf

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments