7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria nuk vendosi, por vetëm shqyrtoi masat! Për fuqizimin e propozimeve nevojiten...

Qeveria nuk vendosi, por vetëm shqyrtoi masat! Për fuqizimin e propozimeve nevojiten ndryshime ligjore

Në seancën e sotme Qeveria nuk morri asnjë vendim, por vetëm diskutoi rreth pakos së re të masave anti-covid që i propozoi Komisioni për sëmundje infektive javës së kaluar. Qytetarët po presin vendim për numrin e mysafirëve, vënien e maskave në ambient të hapur dhe ndalesën për grumbullim të qytetarëve në vende publike pas orës 22:00.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 11-të me radhë shqyrtoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse kudo që ndodhen. Për ndalimin e grupimit nëpër shtëpi gjatë ahengjeve familjare, të pranohen maksimalisht katër persona; si dhe propozimin për të ndaluar grupimin e më shumë se katër personave në hapësirën publike pas orës 22:00, pra për të ndaluar grupimin në parqe, zona publike ose kudo në të hapur”, thonë nga Qeveria.

Por për t’u fuqizuar këto masa Qeveria erdhi në përfundim se duhet të bëhen ndryshime ligjore, andaj të njëjtat do të kalojnë pasi të realizohen ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje të Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse.

“Në lidhje me këto rekomandime, Qeveria solli konkluzion se për realizimin e tyre është e nevojshme të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtje të Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Me këto ndryshime do të sigurohet mundësi – me akte nënligjore Qeveria t’i rregullojë masat e propozuara me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe infeksioneve, t’i rregullojë të drejtat dhe obligimet e institucioneve shëndetësore, personave fizikë dhe juridikë, si dhe ta rregullojë mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave, me qëllim që njerëzit të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse”, thonë nga Qeveria.

Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave.

Rishikimi i vendimit për kthimin e PCR testit negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk është diskutua, por është apeluar që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments