4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria i jep leje Postës të kërkojë bankë tjetër për bashkëpunim, nesër...

Qeveria i jep leje Postës të kërkojë bankë tjetër për bashkëpunim, nesër mbledhje e bordit

Qeveria sot ka dhënë dritë jeshile që Posta e Maqedonisë të fillojë negociatat me bankat në Maqedoni, që të vazhdojë me punë. Pas falimentimit të Eurostandard bankës, pothuajse një muaj Posta nuk kryen asnjë pagesë, nuk paguhen as pensionet, e as ndihma sociale, ndërsa qytetarët nuk mund t’i paguajnë as faturat për rrymë e shërbime tjera, sepse këto shërbime Posta i ka siguruar përmes bankës Eurostandard, informon Zhurnal. I pari i Postës, Ejup Rustemi për Sitel ka thënë se që nesër menjëherë do të thirret mbledhje e Bordit Drejtues, ku do të definohen kriteret për zgjedhjen dhe do të thirren të gjitha bankat të ofrojnë oferta. Sa do të zgjatë përzgjedhja e bankës, nuk mund të precizojë, por Rustemi premtoi se do të zgjedhet ajo bankë e cila do të ofrojë shërbime më të mira. Sot sindikata kërkoi takim urgjent me kryeministrin Zaev, sepse pagat dhe ekzistenca u është vënë në rrezik. Ndryshe Eurostandard Banka, me Postën e Maqedonisë kishte marrëveshje të nënshkruar për 15 vite. Për shërbimet, ata nga banka mernin të holla, të cilat për gjashtë muajt e parë ishte 1,8 milion euro, që është 20% nga gjithsej të ardhurat e realizuara të Postës. Me këto të holla, janë ndarë pagat për 560 të punësuar, ndërsa gjithsej persona të angazhuar për qarkullimet ditore kanë qenë 870 punonjës.Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments