11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaEkonomiQeveria e RMV-së / Pagesa e pensioneve për muajin Maj, fillon me...

Qeveria e RMV-së / Pagesa e pensioneve për muajin Maj, fillon me 29 maj 2023.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informatat për pagesën e pensioneve për muajin maj 2023, të propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale..

Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat e pensioneve t’ua dorëzojë bankave komerciale më së voni deri më 26.05.2023.

Rekomandohen bankat komerciale që nga data 29.05.2023 të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e majit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar.

Rekomandohet që bankat komerciale, përmes degëve dhe filialeve të bankave, të sigurojnë pagesën e pensioneve me para në dorë për qytetarët që nuk përdorin karta, sipas një grafiku në varësi të masës së pensionit, përkatësisht:

· për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.05.2023 (e hënë);

· për pensione në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 30.05.2023 (e martë);

· për pensione në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.05.2023 (e mërkurë) dhe

· për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 1 qershor 2023 (e enjte).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments