6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaLufta mbërrin në Rusi/ Putini bombardon territorin e tij, alarmohet Kremlini

Lufta mbërrin në Rusi/ Putini bombardon territorin e tij, alarmohet Kremlini

Nga Julian Roepcke, BILD

Orë tmerri për diktatorin rus Vladimir Putin!

Më shumë se 30 orë më parë, forcat e opozitës ruse, të armatosura dhe të vendosura në Ukrainë, pushtuan rajonin perëndimor rus të Belgorodit dhe morën kontrollin e disa fshatrave atje.

Disa burime raportojnë: ata mbajnë ende një nga territoret e pushtuara ruse!

Siç njoftoi televizioni shtetëror rus të martën në mëngjes, situata në Kozinka, Glotovo dhe Gora-Podol ishte ‘e vështirë’. Njësitë antiterror ‘pastruan’ tre fshatra nga ‘diversantët’. Ministria e Mbrojtjes raportoi më vonë se kishte ‘mposhtur formacionet nacionaliste dhe i kishte zmbrapsur në Ukrainë’ duke vrarë ‘70 terroristë ukrainas’.

Por vështirë se e beson dikush jashtë Moskës këtë gjë. Kjo dëshmohet nga raportimet e vazhdueshme të panikut në kanalet ruse të Telegramit, turmat e civilëve që arratisen nga Belgorodi dhe videot e reja të trupave anti-Putin në këtë zonë.

Në vend të kësaj, një gjë është e qartë: Ukraina po godet në shenjë udhëheqjen ruse dhe po u tregon atyre dobësinë e tyre të plotë ushtarake- jo vetëm në fushat e betejës në Ukrainë, por edhe në vetë Rusinë!

Luftime të rënda në tokën ruse

Kremlini tani po reagon me forcë brutale!

Tanke, transportues të blinduar, helikopterë, madje edhe avionë luftarakë u përdorën nga ushtria ruse për të zmbrapsur trupat nacionaliste anti-Putin të njohur si ‘Vullnetarët rusë’ dhe ‘Legjioni rus’.

Videot e publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregojnë shpërthime të fuqishme në pyje, fshatra dhe në pikën kufitare me Ukrainën- Rusia duhet të bombardojë veten për të mposhtur rebelët anti-Putin.

Sfondi: të hënën, deri në 100 militantë rusë dhe bjellorusë me dhjetë automjete të blinduara Humvee dhe MaxxPro, sulmuan një vendkalim kufitar mes rajoneve të Kharkivit në Ukrainë dhe rajonit Belgorod të Rusisë. Pasi eliminuan rojet kufitare ruse, ata u zhvendosën më në lindje dhe pushtuan fshatrat Kozinka, Glotovo dhe Gora-Podol.

Kremlini në ‘shqetësim të madh’

Vetëm pas gjashtë orësh udhëtim ‘falas’ nëpër Rusi dhe pak para se të arrinin në qytetin e vogël të Graivoron, ata u ndaluan më shumë se pesë kilometra brenda Rusisë nga njsitë masive luftarake ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se sulmi nga ‘luftëtarët ukrainas’ shkaktoi ‘shqetësim të madh’. Moska nuk e përmendi se luftimet u kryen nga njësitë ruse.

Dy grupime ruse morën përgjegjësinë për sulmin: “Legjioni i Lirisë Rusia” dhe “Trupat Vullnetare Ruse”. Mes anëtarëve të njësive ka nacionalistë rusë dhe ekstremistë të krahut të djathtë që kundërshtuan regjimin e Putinit dhe tani po mbështesin Ukrainën. Që në mars, luftëtarët rusë nga Ukraina kanë sulmuar fshatrat kufitare ruse në rajonin Bryansk.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments