22.5 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeQeveria e re dhe koalicioni VLEN/ Taravari vazhdon me mesazhe të koduara!

Qeveria e re dhe koalicioni VLEN/ Taravari vazhdon me mesazhe të koduara!

Përderisa VMRO – DPMNE dhe VLEN-i po vazhdojnë negociatat për të dakorduar përbërjen e qeverisë së re, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari që është pjesë e koalicionit VLEN, ka vazhduar me mesazhe të kodifikuara, të cilat i poston kohë pas kohe në profilin e tij në Facebook. Taravari beson se, me ardhjen e VLEN-it në qeveri, do të sjellin ndryshim.

“Ky është moment historik të cilin shqiptarët do duhet të kenë inteligjencën ta shkruajnë si duhet” – thuhet në mesazhin e fundit të Facebook të Taravarit.

Taravari pretendon se në pozita udhëheqëse në qeverin e re, do të vendosin persona profesionistë të fushave, do të respektohen aftësitë e çdonjërit si dhe do të zbatohet meritokracia.

Megjithatë, koalicioni VLEN ende nuk ka dhënë detaje konkrete sa i përket emrat që do të vendosen në krye të ministrive apo edhe institucioneve të tjera që të do drejtojë ky koalicion, me ardhjen e tyre në qeveri.

Taravari së fundmi konfirmoi se, Aleanca për Shqiptarët në qeverinë e re do të ketë zëvendëskryeministër, përkatësisht ministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministër për shëndetësi dhe dy zëvendësministra, për mbrojtje dhe për bujqësi.

Sa i përket partive tjera që janë pjesë e koalicionit VLEN, sipas informatave jozyrtare që po qarkullojnë në media, posti i kryeparlamentarit do t’i takojë Alternativë, ndërsa partia e tij do të udhëheqë edhe me eurointegrimet dhe do të ketë zëvendësministrin e Arsimit dhe Sistemit Politik.

Partia e Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike do të ketë postin e zëvendëskryeministrit, e ministrit të Ekologjisë dhe dy zëvendësministra, në MPB dhe transport dhe lidhje.

Ndërkaq, Lëvizja Besa do të ketë postin e ministrit të Ekonomisë dhe Punës dhe Politikës Sociale si dhe postin e zëvendësministrit të Kulturës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments