12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeQeveria e miratoi Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për siguri me ushqim...

Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për siguri me ushqim në Ballkanin Perëndimor

Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mekanizmave për siguri me ushqim në Ballkanin Perëndimor propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Me këtë Marrëveshje, anëtaret e nismës Ballkani i Hapur e konfirmojnë domosdoshmërinë nga bashkëpunimi për parandalim dhe zbutje të mungesës potenciale nga prodhimet themelore bujqësore-ushqimore, shkaktuar nga situata potenciale e krizës në rajon apo kriza e cila ndikon në tregun global dhe reflektohet në rajon.

Sipas Marrëveshjes, anëtaret e nismës Ballkani i hapur njëherit edhe dakordohen se mes tyre nuk do të ketë ndalesa për tregtim me prodhime themelore bujqësore-ushqimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments