4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeQeveria e Maqedonisë së Veriut: Personat e vdekur nga coronavirusi nuk është...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Personat e vdekur nga coronavirusi nuk është patjetër që të varrosen në arkivol metali.

Në seancën e sotme, Qeveria e pranoi konkluzionin e Komisionit për Sëmundje Infektive, se operatorët e autorizuar të shërbimeve të varrimit janë të detyruar të zbatojnë Protokollin përkatës të dedikuar për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit për menaxhim të sigurt të trupit të vdekur në kontekst të KOVID-19. Sipas Protokollit, nuk është rregulluar ligjërisht që trajtimi i trupit të një personi të vdekur i cili ka vdekur nga sëmundja ngjitëse KOVID-19, të bëhet në arkivol metalik të mbyllur.

Në të njëjtën kohë, me këtë konkluzion Qeveria deklaron se përgatitja, mbështjellja, transporti dhe varrosja e një trupi të vdekur që ka vdekur nga sëmundja infektive KOVID-19 nuk është konfirmuar të bëhet në arkivol metalik të mbyllur as në Rregulloren për kushtet dhe mënyrën e varrimit, gërmimit dhe dërgesën e një personi të vdekur.

Në pajtim me protokollin dhe rregulloren, eksumacioni i të vdekurve është i lejuar, por jo më herët se një vit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments