4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria e Maqedonisë lejoi të punohet në pjesët e mbyllura të restoranteve...

Qeveria e Maqedonisë lejoi të punohet në pjesët e mbyllura të restoranteve me 30% të kapacitetit

Në mbledhjen e sotme qeveritare, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet dhe plotësimet e masave për parandalimin e coronvairusit sipas të cilave lejohet organizimi i ndeshjeve sportive me prani të publikut, ngjarje kulturore, punë në restorante, kafene, bastore sportive, koncerte, seminare, punëtori dhe ngjarje të tjera me 30% të kapacitetit të hapësirës, dhe 50% të kapacitetit në hapësira të hapura, me respektim të protokolleve dhe masave për mbrojtje nga coronavirusi dhe me posedim të certifikatës për pranim të të paktën një doze të vaksinës ose certifikatë se ke qenë i infektuar jo më e vjetër se 45 ditë duke përllogaritur ditën e shërimit.

Nga Qeveria theksojnë se po ashtu mbetet në fuqi ndalesa organizim të dasmave, ditëlindjeve dhe festave të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve hotelerike si dhe të gjitha masat sipas vendimit nga mbledhja e 99-të ku për hyrje në objekt hotelerik, kafene, bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve, nevojiten dokumentet ose certifikatat për vaksinim.

PO ashtu nga 1 shtatori të gjithë shtetasit e Maqedonisë bashkërisht me të huaj do të mund të hynë në Maqedoni nëse në vendkalimin kufitar japin dokument për coronavirus, përkatësisht për vaksinim, në të kundërtën do të karantinohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments