15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaEkonomiQeveria e Maqedonisë ,Goran Ivanovin, zgjodhi drejtor të ri të Policisë Financiare

Qeveria e Maqedonisë ,Goran Ivanovin, zgjodhi drejtor të ri të Policisë Financiare

Goran Ivanov është zgjedhur sot në postin e drejtorit të Policisë Financiare të RMV-së. Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e Qeverisë.

Ai u zgjodh pas një konkursi të hapur, ku kishin kandiduar edhe kandidatë të tjerë. Ivanov deri tani ka qenë ushtrues detyre drejtor i Policisë Financiare. Ai erdhi në këtë detyrë në vend të Arafat Muaremit.

Ai është me origjinë nga Radovishi, dhe mban titullin e magjistrit të ekonomisë, i diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Nga viti 2019 ishte punësuar si inspektor i policisë financiare, ndërsa para kësaj ka qenë drejtues i filialit të Bankës Komerciale në Radovish.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments