15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaLufta në Izrael, 35 batalione të ushtrisë vendosen në kufirin e Gazës

Lufta në Izrael, 35 batalione të ushtrisë vendosen në kufirin e Gazës

Pas sulmeve nga Hamasi forcat izraelite kanë nisur përgatitje për një operacion tokësor në Gaza.

Një zëdhënës i IDF-së njoftoi se 35 batalione janë dislokuar pranë Rripit të Gazës, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për krijimin e infrastrukturës për të realizuar operacione të mëtejshme. Raportohet se dy zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë gjatë sulmeve.

Gjithashtu u bë e ditur se qeveria izraelite ka dhënë ‘dritën jeshile’ për mobilizimin e të paktën 360 mijë rezervistëve, një numër ky i rritur në krahasim me të dhënat e raportuara më herët.

Ndër të tjera kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në fjalimin e tij të zhilluar më herët paralajmëroi se Izraeli do t’i përgjigjet çdo sulmi.

“Çdo vend në të cilën vepron Hamasi do të kthehet në gërmadha. Të gjithë armiqtë tanë e dinë se sulmi ndaj Izraelit ishte një gabim i tmerrshëm. Kundërpërgjigja jonë do të mbetet në histori”, ka thënë ndër të tjera Netanyahu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments