15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeQEVERIA E KOSOVËS DHE E MAQEDONISË SË VERIUT MBLIDHEN NESËR NË SHKUP

QEVERIA E KOSOVËS DHE E MAQEDONISË SË VERIUT MBLIDHEN NESËR NË SHKUP

Më 16 shtator në Shkup do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, të Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut.

Sipas zyrtarëve të lartë të ekzekutivit në RMV, janë miratuar marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy qeverive, por pa i bërë publike ato. Mbledhja e mëparshme u shty për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 14 shkurt.

Analisti politik Albert Musliu e ka cilësuar ngjarjen si një zhvillim që duhet përshëndetur. Ai tha se Maqedonisë së Veriut i intereson bashkëpunimi me Kosovën, ndërsa solli në vëmendje se me ardhjen e Zaev marrëveshjet ndërshtetërore nuk kanë munguar. E para nga to ka qenë me Kosovën.

Sipas tij Serbia nuk do ti prishë marrëveshjet me RMV-në pavarësisht bashkëpunimit të kësaj të fundit me Kosovën.

Musliu tha në Euronews Albania se marrëveshjet dhe bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor e ka ndryshuar ndjeshëm klimën konfliktuale në rajon. Në këndvështrimin e analistit Ballkani e ka kaluar tashmë fazën e konflikteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments