11.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeQenan Aliu: Avash z.Grubi!

Qenan Aliu: Avash z.Grubi!

Shkruan: Qenan Aliu
Avash z. Grubi- BE, NATO dhe KORRIDORRET PANEUROPIANE nuk janë kategori partiake për ti shitur si petulla në ujë !
KORRIDORRI VIII dhe X janë Korridore PANEUROPIANE dhe janë akse të rëndësishme ndërkombëtare. Këta gjinden nga viti 1997 në programet qeveriatre. Nga këta 25 vite, 20 vite për këto korridore po trumbeton edhe partia e Artan Grubit. Dhe fill pas dy dekadash në pushtet, sot vice/premieri i ,parë, ende si të arritur e propagandon fazën për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbykqirësit të projektit. Pra Kuvendi solli ligj të posaçëm për përzgjedhjen e realizatorit të punëve pa prokurim duke u thirur në kompani të specializuara për kryerjen e këtyre punëve specifike.
PYETJA që duhet të shtrohet se pse qeveritë tona u vonuan për realizimin e këtyre akseve, aq më tepër kur një pjesë solide të konstrukcionit financiar e mbulon Bashkimi Evropian.
Madje PYETJA tjetër që duhet të shtrohet ka të bëjë me faktin se PSE në Maqedoninë e Veriut edhe pse 1 km për këto projekte paguhet dyfish më shumë se në vendet tjera në kushte e rrethana gjeografike të njëjta e ndërkaq madje ndërtimi i tyre zgjatë tri herë më gjatë sesa koha e realizimit e parashikuar në kontratat.
Vetëm me këtë ad hoc DEKONSTRUKTIM të propagimit të Artan Grubit, vlerësoj se qytetarët nuk do bien ,pre, për dëmtimin e shëndetit mendor të tyre.
SEPSE , Bashkimi Evropian, NATO dhe këto akse PANEUROPIANE nuk janë kategori partiake për të shitur petulla në ujë por janë kategori GJEOPOLITIKE dhe GJEOSTRATEGJIKE.
(q.a)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments