2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeQë sot punësim më i lehtë në Gjermani për persona të cilët...

Që sot punësim më i lehtë në Gjermani për persona të cilët nuk janë nga BE-ja

Ligj i ri për shpërnguljen e punëtorëve profesionistë hyn në fuqi sot në Gjermani, i cili duhet të lehtësojë ardhjen e punëtorëve nga vende që nuk janë anëtare të BE-së dhe ta lehtësojë mungesën serioze të fuqisë punëtore me të cilën përballet ekonomia gjermane.

Sipas ligjit të ri, punëtorët nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së në të ardhmen në Gjermani do t’i kenë në dispozicion të gjitha vendet e punës për të cilat janë të kualifikuar ata, jo vetëm për ata që janë shpallur deficitar nga institucionet gjermane dhe për të cilët nuk ka kandidatë nga Gjermania apo vendet e BE-së, siç ka qenë deri më tani.

Risi është gjithashtu se punëtorët, në kushte të caktuara, do të mund të qëndrojnë në Gjermani për periudhë më të gjatë në kërkim të punës.

Kërkuesit e punës, gjithashtu do të kenë të drejtë ta kompensojnë mungesën eventuale të përvojës praktike me kualifikime përmes punës praktike te punëdhënësit gjermanë. Kusht do të jetë institucionet kompetente ta nostrifikojnë diplomën e punëtorit të huaj dhe të dëshmojnë se ai flet gjuhë gjermane. Krahas kësaj, nëse paraprakisht nuk dakordon marrëveshje bashkëpunimi, qytetari i huaj do të duhet të dëshmojë se ka para të mjaftueshme derisa të gjejë punë.

Për sa i përket gjuhës, priten njohuri në përgjithësi të përparuara që korrespondojnë me nivelin B1 të Kornizës së përbashkët evropiane të referencës për gjuhët, e cila presupozon mundësinë e përfshirjes në biseda mbi tema të njohura ose të bërit biznes.

Kërkuesit e kualifikuar të punës dhe praktikantët do të lejohen të qëndrojnë në Gjermani deri në gjashtë muaj, me ç’rast  praktikantët duhet të paraqesin diplomë të përshtatshme shkollore dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç.

Nga ana tjetër, ligji i ri ka bërë më rigoroze kushtet për shtetasit e huaj mbi moshën 45 vjeç. Për të marrë leje qëndrimi dhe pune, ata duhet të dëshmojnë se ata do të fitojnë të paktën 3,685 euro pagë bruto mujore, ose kanë dalë në pension ose kanë mjete për të përmbushur shpenzimet themelore të jetesës, në mënyrë që të mos e rëndojnë shtetin në pleqëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments