22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeQarkorja e re e Tetovës sipas standardeve

Qarkorja e re e Tetovës sipas standardeve

Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore tashmë ka ndarë mjete për ndërtimin e Qarkores së Tetovës e cila pritet që të ndërtohet nga mbikalimi për në fshatin Trebosh e deri në Neproshten. Krahas projektit, poashtu këtë vit pritet që të fillojë edhe shpronësimi i tokave për ndërtimin e qarkores.

Drejtori i Ndërmarrje Publike Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi thotë se ndërtimi i së njëjtës pritet që të lehtësojë komunikacionin në Tetovë.

“Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore ka filluar me projektimin e qarkores së Tetovës. Shpresojmë që në gjashtë muajt e parë të kemi projektin për këtë qarkore. Në gjithashtu në planin e prokurimit kemi ndarë mjete për ndërtimin e kësaj qarkore, kurse në Qeverinë e Maqedonisë ka kaluar edhe vendimi, pasi që një pjesë e tokës merret nga zona industriale, ku është rënë dakord që të kalojë nyja kryesore që do të lidhë qarkoren me autostradën”, u shpreh Rustemi.

Nga kjo ndërmarrje shpresojnë se këtë vit do të fillojë edhe procedura për shpronësimin e tokave ku duhet që të ndërtohet qarkorja. “Shpresojmë se pas marrjes së projektit dhe pas marrjes së lejeve për projektet infrastrukturore, këtë vit do të fillojë edhe shpronësimi i tokave për ndërtimin e qarkores. Unë jam i bindur se në këtë vit do të fillojmë edhe me procedurat për zgjedhjen e realizuesit të punëve të qarkores së Tetovës e cila është shumë e rëndësishme për Tetovën që të ketë mundësi që të mos ngarkohet me komunikacion aq shumë qyteti I Tetovës”, tha Rustemi.

Qarkorja e Tetovës sipas drejtorit Rustemi, pritet që të jetë sipas të gjitha standardeve që parashihen për një magjistrale. “Qarkorja e Tetovës do të jetë afër gjashtë kilometra dhe do të fillojë nga zona industriale e deri në fshatin Neproshten. Do të ketë një gjerësi prej 6 metrave e 60 centimetrave. Do të ketë standardet e një magjistrale pasi që kjo magjistrale lidhet edhe me rrugën tjetër për në kufirin me Kosovën. Pra, do t`i ketë të gjitha parametrat e një magjistrale”, tha Rustemi. Që në vitin 2019, kryetarët e komunave të Pollogut, në një seancë të qeverisë të mbajtur në Tetovë kishin kërkuar nga ish kryeministri Zoran Zaev që të ndërtohet kjo qarkore. Që nga ndërtimi i autostradës Shkup-Tetovë-Gostivar, në pjesën në hyrje të Tetovës ka vetëm një qarkore, edhe ajo është nyja lidhëse me Gostivarin për automjetet që nuk kanë si destinacion qytetin e Tetovës dhe kjo shkakton kaos në komunikacionin brenda në qytet. Automjetet e rënda shfrytëzojnë rrugët e brendshme të qytetit të Tetovës si tranzit për t`iu bashkangjitur aksit rrugorë Tetovë-Jazhincë. linku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments