9.9 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaPutini: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin

Putini: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vlerësuar vizitën që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e bëri në Moskë “pavarësisht përpjekjeve që iu bënë për ta bindur të mos merrte pjesë”.

Vuçiqi ishte në mesin e liderëve autoritarë që përcollën nga afër paradën ushtarake në shënim të 80-vjetorit të “Ditës së Fitores” ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në mbrëmjen e së premtes, në një takim mes Putinit dhe Vuçiqit, udhëheqësi rus ka thënë se dita e sotme është festë e përbashkët ruso-serbe.

Ndërkohë, siç ka shkruar “Tanjug” në Serbi, Vuçiqi dhe Putini kanë diskutuar të premten për raportet tregtare mes dy shteteve, dhe se presidenti i Serbisë e ka vlerësuar gazin rus si çështje vitale. Vuçiqi ka thënë se pret kontratë afatgjate për mbështetje me gaz për Serbinë. Ai ka shtuar se beson që Serbia do të përballet me kushte të favorshme në negocim.

Vuçiqi po ashtu e ka falënderuar Putinin për “përkrahjen e tij të jashtëzakonshme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Vizita e Vuçiqit në Moskë është kritikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Ajo ka thënë se “shtetet anëtare nuk e pranojnë lehtësisht këtë”.

Reagime ka pasur edhe në Kosovë. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kjo vizitë e Vuçiqit është mesazh që bota perëndimore ta ndalë politikën ledhatuese ndaj Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments