17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPutini mbulon me 10 mijë rubla çdo refugjat, (rreth 115 euro),...

Putini mbulon me 10 mijë rubla çdo refugjat, (rreth 115 euro), që vjen nga Donbasi në rajonin e Rostovit

Presidenti rus Vladimir Putin foli me telefon me Ministrin në detyrë të Situatave të Emergjencave Alexander Chuprian dhe e udhëzoi atë të udhëtonte menjëherë në rajonin e Rostovit për të rregulluar strehimin, ushqimin dhe gjithçka që nevojitet për refugjatët që mbërrijnë nga Donbasi.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Më herët, Guvernatori i Rostov-on-Don, Vasily Golubev i bëri thirrje Presidentit Putin që të sigurojë ndihmë urgjente në zonë në lidhje me fluksin e papritur të madh të refugjatëve nga Donbasi.

Udhëheqësi rus udhëzoi gjithashtu qeverinë që të sigurojë urgjentisht një pagesë prej 10,000 rubla (rreth 115 euro) për çdo refugjat që vjen nga Donbasi në rajonin e Rostovit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments