13.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPutin: Nuk ka asnjë zëvendësim racional për gazin rus në Evropë tani

Putin: Nuk ka asnjë zëvendësim racional për gazin rus në Evropë tani

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë që Moska do të punojë për të ridrejtuar eksportet e saj të energjisë drejt lindjes, ndërsa Evropa përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga to, duke shtuar se vendet evropiane nuk do të jenë në gjendje të heqin menjëherë gazin rus.

Rusia e furnizon rreth 40 % të gazit natyror të BE-së dhe sanksionet perëndimore në atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë kanë goditur eksportet e saj të energjisë, duke e komplikuar financimin e logjistikën e marrëveshjeve ekzistuese, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Derisa BE-ja po debaton nëse duhet të vendosë sanksione ndaj gazit dhe naftës ruse dhe vendet anëtare kërkojnë furnizime, Kremlini ka krijuar lidhje më të ngushta me Kinën, konsumatorin kryesor të energjisë në botë, dhe vende të tjera aziatike.

“Të ashtuquajturit partnerë nga vendet jomiqësore e pranojnë se nuk do të ishin në gjendje të bënin pa burimet energjetike ruse, duke përfshirë gazin natyror, për shembull,” tha Putin në një takim qeveritar të transmetuar në televizion.

“Nuk ka asnjë zëvendësim racional për gazin rus në Evropë tani.”

Duke folur për ndërprerjen e furnizimit me energji, Putin tha gjithashtu se Evropa po rrit çmimet dhe po e destabilizon tregun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments