Punëtorët të cilëve u janë shkelur të drejtat e punës, tani e tutje do të jenë në gjendje të raportojnë të njëjtën gjë përmes aplikacionit të ri celular të paraqitur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe Inspektorati Shtetëror i Punës (ISP).
Përmes aplikacionit “LSM – Të drejtat e mia të punëtorëve” qytetarët do të jenë në gjendje që shpejt dhe lehtë, përmes celularëve të tyre, të marrin informacion të drejtpërdrejtë për të drejtat e tyre, por edhe të raportojnë rastet kur shkelen ligjet, të cilat më pas do t’i përcillen ISP. Aplikacioni ofron mundësinë për të raportuar në mënyrë anonime një shkelje të të drejtave të punësimit ose shëndetit dhe sigurisë në punë, për veten tuaj ose një person tjetër, komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e LSM, si dhe përcjellje të lajmeve dhe këshillave nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë., transmeton Meta.mk