13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmePublikohet një pjesë e listës së kandidatëve për deputet të LSDM-së dhe...

Publikohet një pjesë e listës së kandidatëve për deputet të LSDM-së dhe koalicionit

Tashmë është publikuar një pjesë nga lista e kandidatëve për deputetë nga LSDM-ja. Ashtu edhe siç u raportua më herët njësinë e parë zgjedhore bartës të listës do të jenë Nikolla Dimitrov dhe Milla Carovska. Me njësinë e dytë zgjedhore bartës të listës pritet të jenë Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska.

Në njësinë e tretë zgjedhore bartës i listës pritet të jetë Lupço Nikollovski dhe Jagoda Shehpanska ndërsa në njësinë e katërt bartës liste do të jetë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Radmilla Shekerinsa dhe Jovan Mitrevski pritet të udhëheqin me listën e njësisë zgjedhore me numër pesë, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës liste pritet të jetë Bilall Kasami nga partneri i koalicionit-Lëvizja Besa.

Nga lista e publikuar shihet se partneri i koalicionit,  Lëvizja Besa pretendon të fitojë 4 deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments