11.6 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmePublicisti e përkthyesi shqiptar në SHBA vdes nga koronavirusi, mesazhi prekës i...

Publicisti e përkthyesi shqiptar në SHBA vdes nga koronavirusi, mesazhi prekës i kushëririt: Sa e rëndë po më duket tani që libri i fundit fliste për një epidemi

Një tjetër shqiptar është bërë viktimë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për publicistin dhe përkthyesin e njohur Ilir Hashorva.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të intelektualit, e kanë dhënë miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Mes tyre, është dhe shkrimtari Ardian Vehbiu, i cili ka konfirmuar vdekjen e kushëririt të tij nga koronavirusi.

MESAZHI I ARDIAN VEHBIUT
Mbrëmë u nda prej nesh kushëriri im, miku dhe intelektuali Ilir Hashorva, i sëmurë me Covid-19.
Ka qenë gjithnjë pjesë dhe referim i familjes sime, veçanërisht i nënës sime, që e donte si të vetmin vëlla që nuk e pati.
Babai i tij, Ali Hashorva, ka qenë nga intelektualët e shquar të Shqipërisë para-komuniste, që mezi i mbijetoi tallazet e periudhës totalitare.
I kujtoj me shumë mall ato kohë të fëmijërisë që kam kaluar në shtëpinë e tyre: nga Lili dhe motra e tij Nika (Hysnija) kam marrë hua “Udhëtimet e Guliverit”, “Liza në Botën e Çudirave” dhe “Aventurat e Heklberri Finn-it”.
Atje kam njohur një familje ku librin e trajtonin si floriri.
Këto 20 vjet të fundit, Lilin e kam pasur komshi në Bronx: punonte për një seri biografish të njerëzve të shquar, si Gandhi dhe Mandela, të cilët ua paraqiti lexuesve shqiptarë edhe si ndriçimtarë të një morali të ri humanist.
Shkrimet e tij në shtyp ishin gjithnjë tërheqëse dhe shembuj të një qasjeje të arsyeshme dhe etike ndaj botës së sotme.
Lili ishte plot energji dhe plane: sa herë që shiheshim, qoftë në Tiranë qoftë këtu në NYC, do të flisnim për librat që kish ndërmend të botonte.
Sa e hidhur po më duket tani, që libri i fundit për të cilin po kujdesej, përkthimi integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, “Dekameronit” të Boccaccio-s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e tanishmja.
I qoftë dheu i lehtë! Ngushëllime nga zemra Lindës, dy fëmijëve dhe motrës Nika.

Vehbiu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments