10.9 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmePTHP Shkup ka lëshuar urdhër për ndalimin e procedurës hetimore për “Fushat...

PTHP Shkup ka lëshuar urdhër për ndalimin e procedurës hetimore për “Fushat e Dellçevës”

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për ndërprerjen e procedurës hetimore kundër shtatë personave, dy prej të cilëve dyshohet se kanë kryer vepër penale– Mashtrim sipas nenit 355 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa të tjerët i kanë ndihmuar në realizimin e veprës.

Bëhet fjalë për rastin i njohur si “Fushat e Dellçevës” për tokën në Dellçevë që është blerë nga “Elektranat e EVN-së” 40 herë më shtrenjtë se vlera e tregut.

Procedura, siç informojnë nga PTHP Shkup është ndërprerë për shkak të ndryshimeve të deklaratave të anëtarëve të Bordit drejtues të EVN-së, për të cilat tashmë është ngritur hetim për dhënie të deklaratave të rrejshme.

Prokurori publik kompetent gjatë procedurës ka grumbulluar të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me vendimmarrjen dhe lidhjen e kontratave për blerjen e parcelave, gjë që ka qenë objekt i raporteve të ekspertëve. Gjithashtu, janë marrë në pyetje të gjithë personat që kanë pasur njohuri të caktuara.

Duke marrë parasysh se në një pjesë të deklaratës para prokurorit publik, përfaqësuesi i kapitalit shtetëror ka paraqitur edhe fakte të rrejshme lidhur me inspektimet e mëparshme të tokës që ka qenë objekt i shitblerjes, për këtë pjesë të deklaratës, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka formuar lëndë me të cilën ngre procedurë kundër këtij dëshmitari për vepër penale – Dhënie të deklaratës së rrejshme nga neni 367 i Kodit Penal.

Bëhet fjalë për tokë në Dellçevë që është blerë nga “Elektranat e EVN-së” 40 herë më shtrenjtë se vlera e tregut. Personat që i shitën arat kompanisë i kishin marrë si dhuratë disa javë më parë. Hetimi ka përfshirë blerjen dhe shitjen e 48 parcelave, vlera e të cilave në treg nga prokuroria është vlerësuar rreth 35.000 euro (2.146.723 denarë) dhe janë shitur Elektranat e EVN-së për 1,6 milionë euro (99.431.060 denarë).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments