BallinaLajmePse nuk vjen UNESCO në këtë kohë në RMV?

Pse nuk vjen UNESCO në këtë kohë në RMV?

www.telegrami.mk

Qeveritë dhe qeveritarët vijnë e shkojnë.UNESCO nuk plotëson këkesa aktuale të x shteteve por ka parime që vlejnë për të gjithë shtetet botërore njësoj …Qeveria Mickoski-Nikoloski-VLEN e provojnë …Me mosardhje hë për hë.,ata dërguan porosi…se nuk përzihen…

Emri i UNESCO po përdoret si alibi politike për të bllokuar zhvillimin e rajoneve të caktuara. Është manipulim i pastër kur thuhet se UNESCO ndalon ndërtimin e rrugëve në çdo hapësirë që gjendet pranë një zone të mbrojtur. E vërteta është krejt tjetër: UNESCO nuk ndalon projekte infrastrukturore nëse ato nuk dëmtojnë vlerat kulturore dhe natyrore dhe nëse kalojnë studimet profesionale të ndikimit.
Rasti i zonës së Liqeni i Ohrit po përdoret për propagandë politike dhe për të krijuar përshtypjen se çdo projekt zhvillimor është i pamundur. Në vend të transparencës dhe studimeve serioze, qytetarëve u servohen frikëra të fabrikuara dhe interpretime të shtrembëruara të rregullave ndërkombëtare.
E vërteta është se UNESCO nuk është pengesë për zhvillim. Pengesë janë politikat selektive dhe standardet e dyfishta, ku për disa rajone hapen dyert e investimeve, ndërsa për të tjerat përdoren justifikime burokratike dhe interpretime të rreme për t’i mbajtur në stagnim.
Zhvillimi nuk duhet të bllokohet me manipulime. Nëse një projekt respekton ligjin, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, atëherë askush nuk ka të drejtë ta përdorë UNESCO-n si pretekst për ta penguar….www.telegrami.mk

Analizën e drejtoi Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments