7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePS zyrtarizon nismën për shkarkimin e Metës

PS zyrtarizon nismën për shkarkimin e Metës

Balla: Ka shkelur hapur Kushtetutën

Kuvendi ka vendosur në axhendën e tij 3-javore shqyrtimin e kërkesës së shumicës socialiste për shkarkimin e kreut të shtetit.

Kërkesa që është firmosur nga 50 deputetë ka të renditur të gjitha deklaratat e bëra nga Presidenti Meta si para ashtu dhe pas 25 Prillit e që për socialistët janë prova që kreu i shtetit ndryshe nga sa ia dikton Kushtetuta jo vetëm s’ka qene mbi palët, por ka nxitur politika dhe revoltë kundër mazhorancës.

“Presidenti nuk e ka respektuar këtë rezolutë të vitit 2019 dhe ka vijuar me shkeljen e Kushtetutës. Ndaj Kuvendi do të shprehet me vendim për këtë. Unë besoj se Kuvendi aktual e ka sovranitetin për ta shqyrtuar këtë proces”, tha Taulant Balla.

Në dokumentin që pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, socialistët bëjnë përgjegjës Metën dhe për nxitjen e konfliktit që çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Sipas Taulant Ballës nuk duhet të ketë paragjykim se fati i kësaj nisme do të jetë i njëjtë me ate të Komisionit Hetimor të ngritur në 2019 ndaj Metës.

Procedura që do të ndiqet nga Kuvendi e që Balla thotë se do të mbyllet brenda kësaj legjislature që përfundon në Korrik, do të jetë e njëjtë me atë të mëparshmen.

Do të jetë Komisioni i Ligjeve që do të vendosë nëse nisma është ligjore dhe më pas do të jetë një komision hetimor që do të hetojë për shkeljet e pretenduara të kreut të shtetit.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments