19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeProtesta kundër maskave në Madrid

Protesta kundër maskave në Madrid

Protestuesit: Po na heqin të drejtën për të marrë frymë

Qindra njerëz u mblodhën në “Plaza de Colon” një prej shesheve më të famshëm të Madridit për të protestuar kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave, një prej rregullave kryesore kundër përhapjes së COVID-19.

“Duam të marrim frymë”, ishte një nga thirrjet që u hodhën gjatë protestave, ku pjesëmarrësit akuzuan qeverinë se po u grabit të drejtat përmes masave që ata i konsiderojnë si shtypëse.

“Jam këtu sepse ka shumë masa shtypëse që po na heqin të gjitha të drejtat. Mendoj se maska duhej të ishte përdorur gjatë pandemisë, por tani jo më”.

Nuk mungonin edhe thirrjet kundër miliarderit Bill Gates, të cilit në veshjen e një protestuesi i ishte dhënë pamja e “Jokerit”, personazhit negativ në filmin Batman. Protesta të këtij lloji janë zhvilluar kohët e fundit edhe në vende të tjera, si Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Kanada e Australi.

Të dielën, Spanja shënoi një shifër të lartë infektimesh ditore prej rreth 3 mijë, ndër shifrat më të larta që prej heqjes së masave kufizuese, duke e çuar totalin e të prekurve në mbi 340 mijë, më e larta mes vendeve të Europës Perëndimore.

Në Spanjë, Francë dhe gjitëh Europën, pandemia po i shton ndjeshëm ritmet e infektimeve, duke rrezikuar përsëritjen e situatës së periudhës Mars – Prill.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments