7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaKronikëPronari i një prej automjeteve të djegura në Bit Pazar është ish-gjyqtari...

Pronari i një prej automjeteve të djegura në Bit Pazar është ish-gjyqtari nga PTHP Gostivar

Pronari i njërës prej tre veturave të djegura në afërsi të Bit Pazarit, e markës “golf 8”, është i ish-gjyqtarit nga Gjykata Themelore e Gostivarit dhe profesori aktual në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, Sejfulla Osmani, njofton “360 Gradë”.

Presim që organet hetimore të japin më shumë informacion për shkaqet e zjarrit të veturës”, tha Osmani për “360 Gradë”.

Ai thotë se nuk dyshon te askush se ka mundur ta shkakton zjarrin qëllimisht pasi, siç tha ai, nuk është grindur me askënd.

Rasti është konfirmuar edhe nga MPB, nga ku japin detaje për ngjarjen.

“Më 08.05.2023 në ora 03:11 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup zjarri ka përfshirë një “Opel Corsa” me targa të Shkupit në pronësi të 41 vjeçarit A.S. nga Shkupi, “Volksfagen golf” me targa të Gostivarit në pronësi të 46 vjeçarit O.S. nga Gostivari, një “Pezho” me targa të Shkupit në pronësi të 27 vjeçarit A.M. nga Shkupi dhe një “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të 26 vjeçarit A.M. nga Shkupi. Zjarri është shuar njësiti i zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments