3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeProkuroria konfiskoi dokumentacionin e tenderit për prokurimin e softuerit Ueb faqja...

Prokuroria konfiskoi dokumentacionin e tenderit për prokurimin e softuerit Ueb faqja e KSHZ-së ( video)

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot hyri në KSHZ dhe konfiskoi dokumentacionin e tenderit për prokurimin e softuerit për faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Sipas gjykatëses Villma Ruskoska, Prokuroria sipas informacionit të marrë për procedurë joligjore në KSHZ dhe me urdhër nga gjykatësi i procedurës paraprake lëshoi urdhër për konfiskimin e dokumentacionit të tenderit.

Tenderi ka qenë nga muaji shkurt i këtij viti, kështu që tenderi ishte anuluar dhe ne kërkuam nga gjykatësi të lëshojë urdhër për të marrë dokumentacionin e plotë, që do të thotë që nga fillimi i tenderit deri në prokurimin e fundit për të kontrolluar nëse gjithçka është në rregull ose jo -deklaroi Vilma Ruskovska, Shefe e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski për Alsat konfirmoi se gjatë paradites kanë ardhur prokurorë nga Prokuroria themelore publike dhe e kanë marrë dokumentacionin e tenderimit për blerjen e softuerit.

Dokumentacioni është dorëzuar dhe Prokuroria do të punojë në to. Jam i sigurt se nuk ka veprime të paligjshme. 95% e furnizimeve në KSHZ ishin të hapura, përveç disave që patjetër të realizohen me procedurë të përshpejtuar për shkak të Korona virusit. Nuk kemi frikë nëse ka ndodhur diçka pasi të gjitha veprimet janë bërë sipas procedurave ligjore – tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

Lidhur me sulmin kibernetik, nga MPB thonë se hetimi po vazhdon. Në ndërkohë, Derkovski deri te sekretari i KSHZ-së ka dorëzuar nismë për ngritjen e procedurës disiplinore për përgjegjësi ndaj udhëheqësit të sektorit të informatikës për situatën e ndodhur me sulmin kibernetik ndaj faqes. Ditën e zgjedhjeve faqja e internetit të KSHZ-së nuk ishte në funksion dhe qytetarët nuk kishin mundësi t’i ndjekin rezultatet zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments