Profesoresha Biljana Najçevska ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për president të shtetit nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, i cili në intervistëten fundit tha se ka punuar për të mirën e të gjitha bashkësive etnike. “Bujar Osmani na tha se punon për të gjithë komunitetet. Unë jam i interesuar për një gjë të vetme që ai bëri për komunitetin maqedonas.
A e konsideron të tillë punën e përkushtuar për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë? Apo ndoshta deklarata se nuk i përgjigjet qeverisë por Ali Ahmetit? Apo puna e përkushtuar në favor të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në?
Apo ndoshta duke promovuar gënjeshtrën se maqedonasit etnik janë pro-rusë dhe shqiptarët etnikë në Maqedoni janë ata që luftojnë për hyrje në BE? Apo me uzurpimin e MPJ-së dhe vënien e kësaj ministrie në krye të BDI-së? Apo me diskriminimin e misioneve diplomatike të drejtuara nga maqedonasit etnikë kundrejt atyre që drejtohen nga shqiptarët etnikë?
Apo me shantazhet e drejtuara ndaj maqedonasve etnikë dhe kërcënimet në rast se këto shantazhe nuk japin fryte? Jam shumë e interesuar që të më shfaqet një aktivitet i vetëm i Bujar Osmanit që është në favor të maqedonasve etnikë”, ka shkruar ajo në Facebook. Mirjana Najçevska është e njohur në publik për deklaratat e saj albanofobe.
Ministri aktual i Jashtëm, Bujar Osmani është edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit.