7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeProf Dr Agim Nuhiu: Ka afera korruptive në vend, por ka edhe...

Prof Dr Agim Nuhiu: Ka afera korruptive në vend, por ka edhe procese gjyqësore

Zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu shprehet se reformat në vend bëhen në koordinim me shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet anëtare të BE-së dhe se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e tyre gjithmonë merren për bazë. Nuhiu gjatë debatit u pajtua me konstatimin e opozitës se ka afera korruptive, por u shpreh se ka edhe procedura gjyqësore të cilat nuk kursejnë as zyrtarët e lartë, duke aluduar në procesin që po zhvillohet ndaj ish sekretarit të Qeverisë.Sigurisht që ne i marrim për bazë të gjitha deklarata dhe porositë edhe të diplomatëve të huaj këtu në vendin tonë, dhe jo vetëm që i marrim për bazë, gjithë këtë proces të reformimit ne e kemi realizuar në koordinim dhe në partneritet me aleatët tanë, me Shtetet e Bashkuara dhe me anëtarët e Bashkimit Evropian. Raportet e ekspertëve të Evropës dhe ato amerikanë kanë qenë bazë për reformimin edhe të sistemit të sigurisë, edhe të sistemit të gjyqësisë. Sigurisht që ne pajtohemi se ka edhe afera, por ka edhe procedurë, ka procedurë para hetimorë që po zhvillohen, ka procedurë edhe hetimore, ka edhe përgjegjësi.. Në qoftëse kemi fakte, kemi prova, sigurisht që kemi edhe përgjegjësi. Është sigurisht masa afirmative që zyrtarët e lartë, ish sekretari i qeverisë, sot e ke para organeve të drejtësisë,  dhe ish funsdkinarë të tjerë të periudhave të ndryshme”, tha Nuhiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments