8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeDrejtori i Burgut të Tetovës, Qefali Havziu: Do ta bëjmë rikonstruimin e...

Drejtori i Burgut të Tetovës, Qefali Havziu: Do ta bëjmë rikonstruimin e burgut

Ka vetëm pak kohë që ka marrë drejtimin e një institucioni të rëndësishëm siç është ai i burgut të Tetovës dhe menjëherë është vënë në krye të detyrës për të ndryshuar shumë gjëra aty që prej vitesh rrijnë pezull dhe asnjë një dorë nuk ka prekur që të investojë aty shkruan Tetovasot.
Ky është Qefali Havziu që i ka vënë një synim vetes më mbështetjen partiake dhe jo vetëm, të realizojë një projekt të rëndësishëm aty dhe për tu bërë i pari drejtues që fillon të ndryshojë shumë gjëra dhe vendos një rregull tjetër siç e kërkojnë standardet ndaj një institucioni kaq të ndijshëm.

Ato që prej vitesh nuk kanë ndodhur dhe bërë ,për vetëm tre muaj në krye të detyrës,drejtori Qefali Havziu ka vënë rend dhe rregulla si dhe ka përmirësuar  kushtet në burgun e Tetovës .
Përveç këtyre drejtori Havziu,ka përgatitur  plan projektin për rikonstruimin  komplet të burgut.
Ky projekt rikonstruimi kap diku vlerën e mbi 100 mijë euro.Ai ka nisur të ndryshojë gjërat nga themeli për vetëm pak kohë por ai nuk do kishte këtë mundësi pa një mbështetje nga lartë dhe sidomos.nga vetë kreu i partisë shqiptare që e ka emëruar në këtë funksion dhe poashtu vetë kreu integrues z. Ali Ahmeti.

Por edhe vetë kreu i burgut të Tetovës vjen nga një zonë që i ka dhënë shumë konfliktit të armatosur të viti 2001 dhe në të njëjtën kohë vetë ai gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë një bastion i pathyeshëm i Bashkimit Demokratik për integrim duke i sjellë bashkërisht me shumë zona tjera elektorale fitore serike në të gjitha ciklet zgjedhore përfshirë zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare dhe ato vendore.

Qefali Havziu , ka qenë ish këshilltar në Komunën e Tetovës dhe njëri ndër aktivistët më të flaktë të BDI-SË, që nga themelimi i këtij subjekti në 2001 e deri më sot ndërsa aktiviteti i tij partiak , Tetovës gjithnjë ia ka siguruar fitoren me votat e Xhermës,vendi i origjinës së tij.
Ai poashtu ka respektin e madh të degës dhe kryetarit Ali Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments