12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeProf.Dr.Jeton Shasivari para Gjykatës Kushtetuese “e bombardoi” si tërësisht të pathemeltë nismën...

Prof.Dr.Jeton Shasivari para Gjykatës Kushtetuese “e bombardoi” si tërësisht të pathemeltë nismën e Levicës së Apasievit për anulimin e Ligjit për regjistrim

Profesori i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik të UEJL-it Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari nga TETOVA i ftuar sot nga Gjykata Kushtetuese mori pjesë në seancën përgatitore të thirrur lidhur me kontestimin kushtetues të Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Në këtë seancë që zgjati disa orë, profesori Shasivari para gjyqtarëve kushtetues e prezantoi argumentimin juridik të kushtetutshmërisë së këtij ligji. Në këtë drejtim, në veçanti në aspektin kushteues i argumentoi si tërësisht të pabaza dhe të pathemelta pretendimet se ligji në fjalë është në kundërshtim me Ligjin për menazhimin me kriza dhe Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, sepse Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të vlerësojë pajtueshmërinë e ndërsjellë të ligjeve si dhe pretendimet se ligji në fjalë është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare sepse këto nuk janë çështje kushtetuese në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese sepse kjo Gjykatë nuk vendosë për pajtueshmërinë e ligjeve me konventat ndërkombëtare. Në veçanti profesori Shasivari elaboroi edhe çështjen e regjistrimit të personave në mungesë të dhënat e të cilëve do ti japin anëtarët e moshërritur të amvisërive që më së shumti i njohin ato të dhëna, sepse Parlamenti ka kompetencë të përcaktuar me kushtetutë që të krijojë parakushte normative për mënyrën e regjistrimit të personave në mungesë të cilët gjithashtu përfshihen në procesin e regjistrimit si një operacion statistikor dhe një gjë e tillë nuk paraqet shkelje të privatësisë së tyre ose të sigurisë dhe fshehtësisë së të dhënave të tyre personale të garantuar me nenin 8 të Konventës Evropane për të drejtat e njeriut si dhe me nenin 18 të Kushtetutës së RMV-së, aq më tepër kur të dhënat që do të mblidhen dhe do të publikohen përmes procesit të regjistrimit për këta persona nuk do të zbulojnë asnjë informatë apo të dhënë personale për ta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments