Pas dorëheqjes së deputetit Izet Mexhiti nga detyra e Koordinatorit të Grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, deputetët e BDI-së kanë zgjedhur që këtë detyra tani e tutje ta bartë deputeti prof.dr Arbër Ademi, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Cështje Evropiane,ish ministër i arsimit .
Vlenë të theksohet se deputetët e BDI-së kanë qenë unik në përzgjedhjen e Ademit për koordinator dhe se pas këtij propozimi qëndron edhe firma e Izet Mexhitit dhe deputetëve të tjerë përfshirë edhe firma e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.